Prezantohen politikat e arsimit në Kabul, universitetet me perde të ndarë

Gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë vetëm në universitete, ku klasat do të jenë të ndara në bazë të gjinisë dhe veshja islamike do të jetë e detyrueshme. Një anëtar i qeverisë së re të talebanëve Abdul Baki Hakani prezantoi politikat e reja te arsimit gjatë një konference në Kabul. Ai tha se talibanët nuk duan ta kthejnë kohën 20 vjet pas.

Megjithatë, studentet femra do të përballen me kufizime nën sundimin taliban, përfshirë edhe kodin e veshjes që do të jetë i detyrueshëm. “Ne nuk do të lejojmë që djemtë dhe vajzat të studiojnë së bashku”, deklaroi përgjegjësi i arsimit në Kabul.

Sipas tij, nëse nuk ka mësuese gra, atëherë do të aplikohen masa të posaçme që do të sigurojnë ndarjen.

Nëse do të jetë e nevojshme një burrë mund të mësojë gratë, por në bazë të Ligjit të sheriatit”, tha ai. Gratë në Kabul dhe në vende të tjera në Afganistan kanë protestuar kundër sundimit taliban duke kërkuar të drejtat e tyre.

Klan News