Talibanët po shkojnë derë më derë për të gjetur “bashkëpunëtorët”





Talibanët po shkojnë derë më derë për të gjetur “bashkëpunëtorët”

22:20 22/08/2021

Talibanët i kanë shtuar kërkimet për njerëzit që punonin për forcat e NATO-s ose qeverinë e mëparshme afgane.

Sipas një dokumenti të OKB-së, militantët talibanët po shkojnë derë më derë për të gjetur “bashkëpunëtorët” dhe po kërcënojnë familjet e tyre. Që nga marrja e pushtetit, grupi ekstremist islamik deklaroi disa herë dhe u mundua t’i sigurojë afganët se nuk do të ketë hakmarrje. Por ekziston frika se talibanët nuk kanë ndryshuar thuajse fare që nga vitet brutale të 1990-ës.

“Ka një numër të madh individësh që aktualisht janë në shënjestër të talibanëve dhe kërcënimi është i qartë,” tha Christian Nellemann, i cili kryeson grupin që përgatiti raportin.

Ai paralajmëroi se kushdo që është në listën e zezë të talibanëve është në rrezik të madh dhe se ekziston rreziku i ekzekutimeve masive.

Konflikt in Afghanistan | Kabul

Edhe sipas një raportit Qendrës Norvegjeze për Analizat Botërore RHIPTO talibanët “po intensifikojnë gjuetinë ndaj të gjithë individëve dhe bashkëpunëtorëve të qeverisë së mëparshme”.

Archiv I 20 Jahre Konflikt in Afghanistan

Në këtë raport thuhet se nëse kjo “gjueti” nuk do të rezultojë e suksesshme, atëherë talibanët do të arrestojnë anëtarët e familjeve të tyre dhe do t’i ndëshkojnë ata sipas ligjit të Sheriatit.

Sipas raportit veçanërisht të rrezikuar janë personat që kanë poste drejtuese në ushtrinë afgane, njësitë policore dhe ato hetimore./DW













Të ngjashme