Përdoruesit që nuk e duan më llogarinë e tyre në Threads mund ta fshijnë pa qenë nevoja të humbin edhe Instagram.

Lajmi është bërë i ditur nga Adam Mosseri, shefi ekzekutiv i Instagram. Threads përdor të njëjtat kredenciale si Instagram ndaj deri më tani përdoruesit nuk mund ta fshinin llogarinë pa i ndodhur e njëjta gjë edhe Instagram.

Tani ata kanë dy opsione për llogarinë e tyre: çaktivizim dhe fshirje të cilat i gjejnë në menunë e aplikacionit.

Çaktivizimi do të arkivojë të gjithë përmbajtjen e llogarisë dhe përdoruesi mund të rikthehet në platformë pa humbur të dhënat. Fshirja do të heqë profilin dhe postimet e tij, por llogaria e Instagram mbetet e paprekur.

Gjithashtu Threads ka prezantuar një opsion me anë të të cilit përdoruesit mund të përcaktojnë nëse postimet e tyre do të shfaqen përmes rekomandimeve në llogari të ndryshme në Facebook dhe Instagram./tvklan.al