Tanja Porja: Nuk ka lidhje mes reshjeve dhe tërmeteve

Tanja Porja: Nuk ka lidhje mes reshjeve dhe tërmeteve

22:26 23/09/2019

Meteorologia e njohur Tanja Porja thotë se reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin dhe zonat përreth ditën e sotme, ishin parashikuar pesë ditë më parë dhe janë tipike të stinës së Vjeshtës.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka lidhje midis tërmeteve dhe reshjeve, sikundër kishte deklaruar sizmiologu grek që parashikonte përmbytje pas lëkundjeve sizmike, Tanja Porja ka mohuar një lidhje të tillë.

“Ka patur zhvillim të një vranësire të fuqishme në veriperëndim të Shqipërisë, kjo shoqëruar me reshje fillimisht në veri më pas në veriperëndim duke kapur pjesën më të madhe të zonave qendrore. Theksoj që qendra e kësaj vranësire ku prodhohet edhe sasia më e madhe e reshjeve është e vendosur në shtrirje nga Lezha në Rrëshen, Burrel, poshtë në Krujë, Tiranë, Durrës dhe pjesërisht në Elbasan. Këto janë zonat që kanë marrë deri në këto momente sasinë më të madhe të reshjeve, nga 60 deri në 80 mm, deri në këto momente. Duke patur në konsideratë se çfarë pritet edhe pas mesnatës. Kemi një fuqizim rreth orës 2 pas mesnate deri në orën 5 të mëngjesit, më pas presim një përmirësim gradual të kushteve të motit.”

Blendi Fevizu: Ishte e parashikuar?

Tanja Porja: Sigurisht, ishte parashikuar të paktën pesë ditë përpara që dita e hënë dhe kryesisht dita e martë, që përkon pas mesnatës dhe i takojnë reshjet pjesës më të madhe të së martës. Do kishte reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv.

Blendi Fevziu: A ka lidhje mes tërmetit dhe reshjeve? Një prej meteorologëve grek thoshte që priten reshje të forta dhe përmbytje pas tërmetit si pasojë e tij.

Tanja Porja: Jo. Unë nuk njoh asnjë meteorolog në botë që të bëj një lidhje ndërmjet reshjeve, thatësirës dhe tërmeteve. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi