tankUkraina e ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për rrëzimin e një avioni ushtrak bombardues Su-25 një dite më parë mbi territorin e saj në lindje të vendit.

Një video e postuar në YouTube tregon momente teksa avioni në fjalë është duke u qëlluar.

Sipas Kievit zyrtar, piloti arriti të katapultojë dhe është shpëtuar nga njësitë forcave qeveritare.

Moska e mohoi përfshirje në këtë incident.

Retorika ruso-ukrainase për përfshirjen në konflikt është ashpërsuar ndjeshëm ditët e fundit.

Në rrjetin social YouTube janë postuar video ku shfaqet një sulm me raketa nga territory rus për në atë ukrainas; ndërsa një kolonë tankesh ruse dhe mjetesh të tjera të blinduara janë xhiruar në rrugët e rajonit të Donjeckut.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se ka zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, duke i shtrirë ato ndaj një serie kompanish në sektorin e prodhimeve ushtrake, energjetike dhe mbi disa banka.

Ishte Presidenti Barak Obama që deklaroi se Moska ka dështuar të përmbushë premtimet e saj për zbutjen e tensioneve në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni konfirmoi se të paktën 12 mijë trupa ruse ndodhen aktualisht në kufirin mes dy vendeve.

Pritet që së shpejti edhe Bashkimi Europian të përkrahë nismën e Shteteve të Bashkuara për sanksione të reja. Sanksione, të cilat menjëherë e dhanë efektin e tyre në bursën e Moskës me rënie të vlerës së aksioneve dhe zhvlerësimin e Rublës ndaj Dollarit.

Tv Klan