Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar një 19-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte kanabis.

Në rrugën “28 Nëntori” të Elbasanit shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues të riun me iniciale K. K., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al