Projekti TAP ka nisur zytarisht të zbatohet në vendin tonë.

Në zonën e Fierit ka nisur shtrimi i tubacioneve të para të gazsjellësit, që shtrihet në 7 shtete, me një gjatësi mbi 4.000 kilometra, nga të cilat rreth 210 kilometra vetëm në territorin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e organizuar për nisjen e projektit ritheksoi se qeveria e tij e rinegocioni kontratën me kushtet të favorshme për vendin tonë.

Kryeministri zbulon se qeveria po negocion për t’u përfshirë në një tjetër projekt të rëndësishëm të furnizimit me gaz.

Rama e vlerëson si me rëndësi këtë projekt, jo vetëm sepse e kthen vendin në një nyjë të rëndësishme energjitike, por që do të gjenerojë punësim.

Tv Klan