Tapeti “i guximshëm” i çmimeve Grammy

Tapeti “i guximshëm” i çmimeve Grammy

09:00 29/01/2020

Yjet sollën modë dhe ekstravagancë në Los Angelos

Çmimet Grammy, tradicionalisht janë konsideruar si një nga ceremonitë më të guximshme sa i përket modës. Tapeti i kuq i këtij viti u karakterizua nga ngjyrat, ekstravaganca, stili, por mbi të gjitha nga moda.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve dhe e konsideruar si e veshura më mirë ishte Ariana Grande, me fustanin e saj përrallor. Dua Lipa ndërkohë mbushi faqet e para të tabloideve me pamjen e saj elegante dhe moderne.

Aktorja bollivudiane Priyanka Chopra, u komentua për pamjen e saj shumë seksi, apo Chrissy Teigen, bashkëshortja e John Legend. Nuk mbetën pas meshkujt që sollën veshje të veçanta, por roza e reperit Lil Nas X mori vëmendjen e të pranishmëve.

Tv Klan





Të ngjashme