Shënohet 50 vjetori i spektaklit të famshëm të humorit ,“Saturday Night Live”. Yjet e Hollywood u mblodhën në tapetin e kuq në New York për SNL 50: The Anniversay Special, një shfaqje prej tri orësh që mblodhi bashkë momentet më të bukura dhe humoristike të programit ikonik.
Të ftuarit ndanë skeçet dhe personazhet e tyre të preferuar duke theksuar sa episode të paharrueshëm ka pasur në këto 50 vjet. Nuk munguan as performancat nga Sabrina Carpenter, Paul Simon, Lil Wayne, The Roots etj.
Programi u transmetua për herë të parë më 11 Tetor 1975 dhe ishte ideja e producentit Lorne Michaels.
Gjatë ecurisë së tij gjysmë shekullore, shfaqja ka shërbyer si një pikënisje për karrierën e disa prej emrave më të mëdhenj të komedisë, duke përfshirë Eddie Murphy, Billy Crystal dhe Pete Davidson.
Një koleksion i prezantuesve të famshëm të kaluar, duke përfshirë Kim Kardashian, Miley Cyrus dhe Paul Rudd, gjithashtu iu bashkuan festimeve të përvjetorit, duke shënuar respektin e tyre për një platformë që ka qenë instrumentale në formësimin e komedisë amerikane për pesë dekada.
Klan News