“Saturday Night Live”, spektakli i famshëm i humori ka festuar 50-vjetorin. Yjet e Hollywood u mblodhën në tapetin e kuq në New York për SNL 50: The Anniversay Special, një shfaqje prej tri orësh që mblodhi bashkë momentet më të bukura dhe humoristike të programit ikonik.
Komedianë të njohur, yje që u bënë të njohur prej tij apo të famshëm që kanë marrë pjesë në të ishin gjithashtu të pranishëm.
Të ftuarit ndanë skeçet dhe personazhet e tyre të preferuar duke theksuar sa episode të paharrueshëm ka pasur në këto 50 vjet. Nuk munguan as performancat nga Sabrina Carpenter, Paul Simon, Lil Wayne, The Roots etj.





























/tvklan.al