Igli Tare është një nga kandidatët për rolin e drejtorit sportiv te Milani. Shqiptari, në një intervistë të dhënë për “La Stampa” nuk e ka fshehur dëshirën për të punuar te kuqezinjtë.

Sipas tij, është nder i madh nëse do të punonte në një klub të madh siç është Milani.

“Milani është synim për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz do të ishte një nder i madh.

Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë. Jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, deklaroi Tare.

Përveç Tares, Milani ndjek edhe Tony D’Amico, i cili është pjesë e Atalantës nga viti 2022 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer.

/tvklan.al