Igli Tare do të jetë drejtori sportiv i Milanit dhe nuk ka më dyshime për këtë. Shqiptari ka firmosur me kuqezinjtë, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i klubit.

Detajet zyrtare ende nuk dihen, por nga Italia raportojnë se bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 800 mijë Eurosh në sezon.

Tare rikthehet në postin e drejtorit sportiv dy vite pas largimit nga Lazio. Detyra e parë e tij te Milani do të jetë zgjedhja e trajnerit, ndërsa më pas do të punohet për pjesën e rinovimeve, ku çështjet delikate janë me Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic.

Pasi të ketë përfunduar këto, Tare do të angazhohet me pjesën e merkatos, aty ku priten lëvizje të shumta, pas një sezoni të dështuar, që u mbyll pa Europë.

/tvklan.al