Anëtari i komisionit shkencor i UNESCO, Auron Tare, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka rrëfyer një ngjarje shumë interesante.

Duke komentuar mbi pjesën e dokumentarit për jugun e vendit që transmetohet këtë të mërkurë, realizuar nga “Opinion”, Tare u ndal tek fshati Qeparo, ndërsa tha se beson se është realisht një ndër fshatrat më të bukur të Shqipërisë.

Ai tha se disa kohë më parë, së bashku me një grup me personalitetesh shumë të njohur botërorë, mes tyre edhe bashkëshortja e princ Charles, kishin vizituar këtë fshat dhe më interesante ishte fakti që askush nga banorët nuk i njihte këto personalitete të shquar, kryesisht të ekonomisë. Po ashtu ai tha se bashkëshortja e pronarit të Mercedes ishte interesuar për ta blerë gjithë fshatin.

“Ne ishim 10 veta, aty ishte gjysma e ekonomisë europiane… Në atë kohë gruaja e pronarit të Mercedesit u interesua shumë që ta blinte të gjithë fshatin, donte ta restauronte dhe ta bënte kinemanë vend për të sjellë filma dhe aktorë, për ta bërë të gjithë fshatin koloni artistike. Por nuk e bëri… sepse në Shqipëri fati nuk shkon asnjëherë në drejtimin e duhur”. /tvklan.al