Igli Tare është cilësuar si arkitekti i Lazio gjatë viteve të fundit. Drejtori sportiv i ekipit të njohur italian me strategjinë e ndjekur në merkato i ka sjellë përfitime klubit. Në skuadër ka disa futbollistë që po shkëlqejnë, këtu përfshihet edhe Thomas Strakosha, por ai që vlen më shumë është Milinkoviç Saviç. Një transferim i mundshëm i mesfushorit mund të sjellë një shumë të konsiderueshme për Laizo.

“Kemi patur oferta nga 80 ose 90 milionë euro verën e kaluar. Për momentin ka interesim nga ekipe të njohur, por ende nuk kemi gjë konkrete”.

I ftuar në Sport Italia, drejtuesi lacialëve tregoi edhe marrëdhënien me presidenti Claudio Lotito, por edhe qëndrimin e tij për të ardhmen në klub.

“Debate ka si kudo, pasi kemi dy karaktere të fortë, nuk e kam menduar të largohem nga Lazio”.

Lazio nisi të tregohet protagonist me emërimin e Simone Inzgahi si trajner. Sipas Igli Tares bashkëpunimi do të vijojë, të paktën edhe për 2 sezone ku Inzaghi është nën kontratë. Lazio është ende në garë për të fituar Europa League dhe synon një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Tv Klan