Në qytetin e shkatërruar nga lufta, të Mosulit, një arush pellushi ose një kamion është një thesar i rrallë për një fëmijë.

Por këto “lodra të pafajshme” në dukje, në të vërtetë janë kurthe të liga të cilat shpërthejnë në momentin që ato preken.

2

Ky është targeti më i ri i Shtetit Islamik, të cilët aktualisht mbajnë qytetin e dytë më të madh të Irakut, të cilët po synojnë fëmijët.

Këto dhe pajisje të tjera të maskuara dhe të improvizuara me mjeshtëri janë shafqur në një qendër trajnimi për ekspertët që studiojnë hedhjen e bombave .

“Pse do të përdorte ISIS diçka të mirë, si një arush apo një lepur?”

tha kolonel Nawwad Kamil Hassan.

“Ata përdorin këtë lodër sepse e dinë se milicia peshmerga (luftëtarët kurdë) nuk do ta prekin atë, por fëmijët po.”

rrr

“Ata nuk janë kafshë, ata janë më keq se kafshët”,

shtoi më tej ai.

Njësia e tij ka pastruar 50 ton eksploziv në dy vjet nga zonat dikur të kontrolluara nga militantët, përfshirë pesë ton nga një shkollë e vetme në qytetin Sinjar, në perëndim të Mosulit.

Qyteti, rreth 250 milje në veri të Bagdadit, ka qenë nën kontrollin e ISIS që nga Qershori 2014./tvklan.al