Për nisjen e aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit është shprehur edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i ka falenderuar kuksianët për mirëkuptimin dhe qytetarinë duke shprehur ndjesë për shqetësimin e krijuar.

“Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën, të kthehet në investim, por edhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport dhe të ketë më shumë investime dhe punësim real plus stadium të ri” – shkruan Rama.

Tv Klan