Tarifa të reduktuara për studentët

Tarifa të reduktuara për studentët

17:06 20/09/2019

Bashkia, marrëveshje me bankat e nivelit të dyte

Mbi 21 mijë studentët e pajisur me kartën e studentit do të fitojnë tarifa të reduktuara deri në zero lekë, edhe për shërbimet bankare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se aktualisht ata përdorin shërbime publike të ofruara nga Bashkia e Tiranës apo ente te tjera publike, si dhe shërbime të ofruara nga subjekte private.

“Jam i lumtur që 1/3 e studentëve, rreth 21 mijë, tashmë e kanë marrë kartën. Disa nga lajmet e gëzuara të kësaj vere kanë qenë shumë studentë që kanë udhëtuar jashtë, të cilët duke treguar kartën e studentit në Greqi, në Itali apo vende të tjera fqinjë, kanë marrë shërbime të reduktuara edhe pse nuk janë studentë të atij vendi”.

Sipas kryebashkiakut janë ofruar rreth 170 shërbime me tarifa të reduktuara ose pa pagesë, jo vetëm me entet publike, por edhe me shërbimet private.

“Sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private. Kemi më shumë shërbime private se sa publike, diçka që nuk e kishim menduar”.

Studentët e universiteteve publike të Tiranës kanë nisur të pajisen me kartën studentore prej datës 27 Maj 2019.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT