Tarifat ekonomike të vendosura nga Uashingtoni kanë bërë që bizneset gjermane ti drejtohen tregjeve të reja.
Lidhur me këtë çështje të tarifave amerikane, Oliver Oehms, drejtor ekzekutiv i Dhomës Gjermane të Tregtisë në Kinë nënvizon se bizneset gjermane po i drejtohen gjithnjë e më shumë Kinës në kërkim të një stabiliteti më të madh.
“Padyshim që tarifat kanë një ndikim të madh për të dyja vendet si për Kinën ashtu edhe për Gjermaninë të cilat kanë një nivel të lartë si të eksporteve ashtu edhe të importeve, pa dyshim që do të ketë një ndikim ekonomik. Këto janë kohë të pasigurta dhe le të themi se pasiguria është gjithmonë toksike kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve për investime në mbarë botën”, tha Oliver Oehms, drejtori i Dhomës Gjermane të Tregtisë.
Oehms e bëri këtë deklartë në një intervistë me Rrjetin Global të Televizionit të Kinës, ndërsa merrte pjesë në Samitin Global të Promovimit të Tregtisë dhe Investimeve 2025.
Në samit morën pjesë mbi 800 përfaqësues të departamenteve qeveritare, organizatave ndërkombëtare, dhomave të tregtisë, shoqatave, organeve të promovimit të tregtisë dhe ndërmarrjeve.
Klan News