Presioni i Presidentit amerikan Donald Trump po i shtyn disa biznese të veshjeve amerikane të zgjerojnë prodhimin vendas, nga bluzat tek palltot dhe kostumet. Por kapaciteti i kufizuar e bën të pamundur një zhvendosje në shkallë të gjerë dhe veshjet e prodhuara në Amerikë kanë kosto më të lartë për shkak të tarifave për materialet.
Në një takim me CEO-t amerikanë duke përfshirë kreun e Walmart, Trump përsëriti zotimin e tij për të ulur normën e taksës së korporatës prej 21% në 15% për kompanitë amerikane që prodhojnë produkte në SHBA. Ai gjithashtu mbrojti vendosjen e tarifave për importet dhe tha se ato mund të shumëfishohen.
“Ne po testojmë se ku jemi me prodhimin vendas. Së fundmi kam marrë një email nga dikush për të cilin kemi bërë këmisha 20 vite më parë që punonte me babanë tim këtu. Ata më thanë ‘Hej, ne ishim të interesuar që të kishim serish prodhim me ju. Gjatë gjashtë muajve të fundit, që nga nëntori, ne kemi pasur shumë më tepër interes për prodhimin vendas”, tha Mitch Gambert.
Megjithatë, ai shprehu gjithashtu shqetësime për biznesin duke ruajtur cilësinë.
“Unë mendoj se do të ketë një qasje të kujdesshme ndaj sasisë. Nuk duam ta mbingarkojmë atë dhe të largojmë bazën ekzistuese të klientëve që ka qenë e qëndrueshme me ne. E dini, ne të gjithë entuziazmohemi me biznesin e ri, por mendoj se duhet të matet se sa shumë sjellim ne. Kështu që kjo do të jetë një sfidë”.
Firma e tij furnizon këmisha pambuku në tre dyqane Nordstrom dhe zinxhiri i dyqaneve të mallrave i ka kërkuar që ta rrisë atë në 50 dyqane deri në fund të qershorit.
Joe Ferrara, CEO i Ferrara Manufacturing me bazë në Nju Jork, i cili prodhon veshje për Ralph Lauren dhe ushtrinë amerikane, tha se më shumë shitës me pakicë i janë drejtuar atij për të testuar prodhimin e produkteve të tilla si palltot dhe xhaketat.
Steve Lamar, president i Shoqatës Amerikane të Veshjeve dhe Këpucëve ka bërë të ditur se grupi i industrisë është i shqetësuar për tarifat gjithëpërfshirëse. Sipas tij e vendos Amerikën të fundit, duke rritur kostot për prodhuesit amerikanë, duke mbyllur tregjet kryesore për fermerët amerikanë dhe duke rritur çmimet për familjet punëtore amerikane”.
Amerikanët janë mësuar të blejnë veshje me çmim të ulët të prodhuar nga Kina dhe Azia. Rreth 97 % e rrobave dhe këpucëve të shitura në SHBA janë të importuara, sipas shoqatës së Lamar. Kina është burimi më i madh i importeve të veshjeve amerikane, megjithëse ajo ka rënë gjatë 15 viteve të fundit pasi u rrit prodhimi i veshjeve në Vietnam dhe Bangladesh.
Konkurrentët kryesorë të Gambert janë fabrikat e këmishave në Kinë, Indonezi, Malajzi, Vietnam dhe Indi. Një problem tjetër është se materiale të tilla si kopsa, rroba dhe zinxhirë importohen dhe i nënshtrohen tarifave të Trump. Kostot e kopsave të Gambert janë rritur 18% për shkak të tarifave amerikane kundër Kinës.
“Ne ndjejmë shumë presion nga Kina, Indonezia, Malajzia, Vietnami, India. Është një treg global. Rritja e parë fillestare e disa prej produkteve prej 10% u kombinua me një rritje prej 8% nga ana e Kinës. Kështu që çmimet e mia u rritën me 18”.
Sektori i prodhimit të veshjeve në SHBA është tkurrur që nga viti 1990, pasi markat dhe shitësit me pakicë u zhvendosën drejt burimeve nga fabrikat në Kinë, Vietnam, Bangladesh dhe vende të tjera, duke u mundësuar atyre të mbajnë kostot dhe çmimet më të ulëta. Të dhënat u publikuan në shkurt nga një website kërkimor që mbështet prodhimin amerikan, AllAmerican.org. Për Gambert, rreth 90 % e punëtorëve në fabrikën e tij fitojnë më shumë se paga minimale për orë.
“Gjithçka është më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara. Nga 100 njerëz, ndoshta 10 njerëz në dyqanin tonë kanë nivelin e pagës minimale”.
Kim Glas, presidente e Këshillit Kombëtar të Organizatave të Tekstilit, gjithashtu favorizon tarifat shtesë të Trump për importet e veshjeve nga Kina. Por tarifat sipas saj ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të dëmtojnë industrinë që mbështetet në dërgimin e pambukut dhe leshit, dhe pëlhurave të SHBA-ve përtej kufijve të prodhimit. Glas gjithashtu kërkon një qasje më të matur, si dhe një zgjidhje më të negociuar.
Klan News