Kancelari gjerman Friedrich Merz u prit nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në vizitën e tij të parë në Bruksel që kur mori detyrën.

Gjatë një konference të përbashkët, Ursula von der Leyen deklaroi se do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë vetëm për “një zgjidhje” mbi tarifat tregtare .

“Pata biseda të mira me Presidentin Trump në telefon dhe në funeralin e Papës, por për mua është e rëndësishme që nëse shkoj në Shtëpinë e Bardhë, të dua të kem një paketë që mund ta diskutojmë, kështu që duhet të jetë konkrete, dhe dua të kem një zgjidhje për të cilën të dy mund të biem dakord. Kjo është puna që po bëjmë tani”, tha Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE njoftoi se i ka paraqitur administratës amerikane një ofertë 0 për 0 dhe janë gati të eliminojnë tarifat për mallrat industriale ndërsa po punojnë intensivisht për një zgjidhje në çështjen e tarifave.

Friedrich Merz garantoi se BE-ja dhe SHBA-ja do të mbështese Ukrainën, megjithëse tha se Gjermania vazhdon të kundërshtojë borxhin e përbashkët të BE-së për të financuar shpenzimet e mbrojtjes.

“Unë jam disi i shqetësuar për borxhin kombëtar i cili është në rritje të vazhdueshme në të gjithë botën, jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, dhe pyes veten se sa kohë do të jetë e mundur të financohen pagesat e interesit. Ne nuk mund të vazhdojmë të marrim borxhe për një kohë të pacaktuar”, tha Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë.

Duke u ndalur tek lufta ne Ukraina Kancelari gjerman i qëndron idesë së një armëpushimi 30 ditor midis Rusisë dhe Ukrainës.

Klan News