Rrugët me kalldrëm të qytetit të lashtë kroat të Dubrovnikut por edhe ndërtesat e vjetra  shpesh janë të mbushura me turistë me interes për të vizituar vendet nga seriali Game of Thrones ose filmi Star Wars: The Last Jedi.

Megjithatë, industria e turizmit mund të preket nga vendimi i Presidentit Donald Trump këtë muaj per tarifën 100% për të gjithë filmat e prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara.

Një vendim i tillë kërcënon jo vetëm industrinë e filmit në SHBA, por edhe sektorin e turizmit në qytetin kroat.

Në Dubrovnik kanë frikë se regjisorët mund të mos xhirojnë më në këto vende.

“Qyteti i Dubrovnikut do të humbiste një pjesë të madhe turizmit dimëror, sepse shumë skena projektesh kinematografike filmohen gjatë muajve të dimrit dhe fillimit të Marsit.”

Vendet e Evropës Qendrore por edhe ato të Ballkanit janë përdorur nga Hollywood-i për vite me radhë për peizazhet e tyre të rralla natyrore, stilin arkitekturor të ndërtesave, por edhe kostot më të lira të xhirimeve.

Nëse një film ose serial rezulton një sukses rrjedhimisht edhe këto vende bëhen jashtëzakonisht të njohura për audiencën të cilët më pas duan t’i vizitojnë.

Klan News