Një vajzë 26-vjeçare thotë se iu aprovua transformimi nga femër në mashkull vetëm pas dy orësh konsultim me një specialist. Por ajo ka vendosur të rrëfejë historinë e saj pasi vendosi të rikthehej në femër.

Sam nisi të ndiqte seanca private terapie kur nisi të dyshonte mbi identitetin e saj gjinor në moshën 21-vjeçare dhe i kishin thënë se duhej të prishte dy vjet e gjysmë për një takim me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britani.

Në fillim ajo ishte e ngazëllyer kur iu caktua një takim dhe me vetëdiagnostikimin e saj si një mashkull transgjinor nga kërkimet e kryera online, iu dha drita e gjelbër për të nisur terapinë e hormoneve dhe mastektominë (heqjen e gjinjve) vetëm dy orë pas takimit me një doktor.

Dy vite pas kryerjes së këtyre procedurave mjekësore, ajo nisi të përjetonte probleme shëndetësore dhe kuptoi se nuk dëshironte të vazhdonte me shndërrimin e plotë të gjinisë së saj.

Kur erdhi dita e takimit me specialistët e NHS, arriti në përfundimin se kishte bërë një gabim dhe i tha mjekëve se po këkronte ndihmë për t’u rikthyer sërish në femër.

Kam ende efektet e përhershme të udhëtimit tim,  por nuk më zhvlerësojnë si grua. Ndiej pendesë për hapat mjekësorë që ndërmora  gjatë shndërrimit tim, por po punoj me dashurinë dhe pranimin ndaj trupit tim se si është ai tani se sa si do të doja të ishte”, thotë 26-vjeçarja.

Ajo shton  se: “Ka qenë një rrugëtim i vështirë për mua, kam humbur shumë miq që ndienin sikur jam anti-trans. Tashmë e di që nuk jam një mashkull transgjinor, por nuk bëra mjaftueshëm terapi për të kuptuar se ç’po ndodhte me mua që  të më ndihmonte të kuptoja se nuk përshtatem me normat e caktuara gjinore të shoqërisë”.

Sam ka nisur të rrëfejë historinë e saj për të ndihmuar njerëz të tjerë që po kalojnë krizën e identitetit gjinor dhe për t’i paralajmëruar mbi rreziqet e kryerjes së procesit tepër shpejt dhe pa ndihmën e mjaftueshme të terapisë./tvklan.al