Në vijim të planit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë në fundjavë, në 48 orët  e fundit Task Forca e Policisë Rrugore Tiranë, ka bashkëpunur me Policinë  Vendore Kukës, e mbështetur nga F.N.Sh. Shkodër.

Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit në Kukës, Has, Tropojë dhe në Tunelin e Kalimashit janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkool dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 48 leje drejtimi.

Janë vendosur 46 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe janë bllokuan 12 mjete për mungesë dokumentacioni./tvklan.al