Një ditë më parë SPAK njoftoi një plan masash për të hetuar krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Për këtë arsye është ngritur një Task Forcë që do të drejtohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe do të ketë disa grupe hetimore në terren të ndarë sipas qarqeve në vend.

Sot është zbuluar lista paraprake e koordinatorëve se cilat qarqe do të hetojnë prokurorët.

Tiranës i janë përcaktuar tre prokurorë të posaçëm. Mes Adnan Xholi e Klodian Brahos është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Pjesa tjetër vijon kështu:

Arben KrajaGjirokastër

Ols DadoElbasan

Dritan PrençiShkodër

Anita JellaKukës

Behar DibraBerat

Edvin Kondili Durrës

Doloreza MusabelliuFier

Sotir KllapiFier

Ervin GokajDibër

Vladimir MaraKorçë

Elida KaçkiniVlorë

Bledar MaksutiVlorë

Manjola KajanaVlorë

Sipas SPAK, në përbërje të grupeve hetimore do të ketë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.

“Do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor”, u shpreh një ditë më parë SPAK./tvklan.al