Tasoulas, kryetar i parlamentit grek

Tasoulas, kryetar i parlamentit grek

15:18 18/07/2019

Parlamenti grek ka zgjedhur kryetarin e ri. Ai është deputeti i Demokracisë së Re, Konstantinos Tasoulas, që mori një rekord votash: 283.

Në një akt të rrallë për Greqinë, kandidatura e paraqitur nga maxhoranca, është votuar edhe nga partia më e madhe opozitare, SYRIZA, por edhe parti të tjera parlamentare, me përjashtim të asaj komuniste që abstenoi.

Kjo mund të jetë shenjë e një mentaliteti të ri në politikën greke, në kohën që vendi ka nevojë pikërisht për stabilitet politik e social.

Këto janë dy kushte të domosdoshme që qeveria e re greke të ndërtojë objektivat e veta, që synojnë një ristartim të vendit, më së pari në planin ekonomik.

“Fitorja e zgjedhjeve ishte pjesa më e lehtë për Kyriakos Mitsotakis. Tani fillojnë vështirësitë. Masat që po përpunon qeveria, për të përmirësuar klimën e ekonomisë dhe të investimeve, do të jenë vazhdimisht nën vështrimin e rreptë të kreditorëve ndërkombëtarë, “trojkës” së famshme që tashmë emërtohen “institucione”. Qytetarët mund të jenë sot optimistë, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se ndodhen ende larg përfundimit të peripecive”.

Mbështetje për kabinetin e Kryeministrit Mitsotakis dhanë edhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, Xhon Bolton, pritën në Uashington Ministrin e ri të Brendshëm, Nikos Dendias të cilit i shprehën rolin thelbësor të Greqisë në Ballkanin Perëndimor.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT