Metoda e re mbledhjes së taksës së pronës do të përfshijë në tatim çdo pasuri, duke nisur nga biznesi, shtëpia, e deri të garazhet, bodrumet apo çdo ndërtesë tjetër të ngjashme që shfrytëzohet për arsye banime.

Qeveria ka miratuar 4 variante se si do të nisë taksimin e banesave që nga data 1 Prill. Për bizneset, vlera e taksës do të jetë sa 0.2% e vlerës së pronës, ndërsa për individët 0.05%.

Një tjetër koncept që është vendosur në vendimin e zbatimit të metodës së re të kësaj takse, është edhe arkëtimi i parave për godinat që nuk respektojnë  lejen e ndërtimit. Çdo ditë jashtë afatit të ndërtimit të këtyre godinave do të taksohet 30% e vlerës së taksës.

Vlera e parë që do të merret për referencë në tatimin e pronës do të jetë vetëdeklarimi, por vetëm në rastin kur rezulton të jetë më i lartë se çmimi minimal fiskal.

Në momentin që pronari nuk deklaruar çmim pasurie, atëherë do të merret në konsideratë çmimi fiskal, ndërsa në rastet që prona është shitur deri në 3 vite më parë, referencë do të merret çmimi i shitjes së saj.

Që nga muaji Prill agjentët tatimorë të bashkive do të dalin në terren për të verifikuar  vlerën reale dhe sipërfaqen e pronave të qytetarëve.

Tv Klan