Strukturat e Hetimit Tatimor kanë nisur një vrull kontrollesh në zonat bregdetare. Gjatë 3 javëve të aksionit në plazhe janë kontrolluar 397 biznese vetëm në rajonin e veriut, ku për gjysmën e tyre janë marrë masa me bllokim të aktivitetit ose me gjobitjen e subjekteve.

Në rajonin e Shkodrës dhe Lezhës janë vendosur gjoba në vlerën e 70 mijë dollarëve. Shkeljet më të mëdha të konstatuara janë për moslëshim të kuponit tatimor, mosdeklarim të punonjësve dhe 20 biznese nuk kishin bërë regjistrim të aktivitetit të tyre.

Aksioni është shtrirë edhe në zonat e jugut, ku kryesisht po fokusohet të hotelet familjare, të cilat ushtrojnë veprimtari biznesi, por nuk janë të regjistruar duke shmangur taksat. 7 subjekte të tilla janë bllokuar deri në regjistrimin e tyre si subjekte me TVSH. Turizmi është evidentuar si një nga fushat me përqindjen më të lartë të evazionit fiskal, por këtë vit administrata tatimore ka rritur intensitetin e kontrolleve.

Tv Klan