Gjysma e bizneseve që janë kontrolluar nga Hetimi Tatimor kanë rezultuar me shkelje. Aksioni është ushtruar përgjatë zonave bregdetare, ku ka rezultuar se nga 1770 sipërmarrje, 900 prej tyre nuk kanë zbatuar ligjin.

Rastet më të shumta lidhen me mos lëshimin e kuponit, ndërsa janë gjetur edhe mjaft biznese të paregjistruara. Tatimet kanë mbyllur aktivitetin e shkelësve, ndërsa kanë publikuar edhe listën me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Tv Klan