Nuk lëshonte kupona tatimorë për klientët

Mbyllet nga Tatimorët kompleksi Taivan në qendër të Tiranës. Aksioni i tatimorëve u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, ku rezultoi mungesë e lëshimit të kuponit tatimor duke sjellë mbylljen e menjëhershme të lokalit të njohur, pronari i të cilit njihet si i afërt me Kryeministrin Rama.

Sipas tatimorëve kjo është hera e dytë që kompleksi Taivan gjendet pa kupona tatimorë në tavolinat e klientëve.

Aksioni kundër informalitetit ka vijuar edhe sot, ku në terren ka zbritur edhe Drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Në sitën e kontrollorëve do të kalojnë të gjitha pikat e karburanteve. Deri më tani 41% e subjekteve të hotelerisë që u inspektuan rezultuan me shkelje në lëshimin e kuponit tatimor.

Tv Klan