“Duhet patjetër një dokument që vërteton marrëdhënien kontraktore”

Të gjithë bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë, dhe individët të cilët jetojnë me qira por nuk kanë mundësi të paguajnë shumën mujore, duhet që të aplikojnë përmes këtij formular në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve.

Tatimet thonë se në çdo rast duhet një dokument i cili të vërtetojë marrëdhënien kontraktore qiradhënës- qiramarrës.

 “Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.

Individët që nuk janë në punë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe studentët, duhet të dorëzojnë të dhënat në adresën e email [email protected], ndërsa bizneset që janë të mbyllura duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja “Çështjet e mia’’. 

Vetëm pasi të jetë plotësuar kjo procedurë, në rastet kur do të hasin kundërshtime të shtyrjes së pagesës nga pronari ata duhet të denoncojnë në adresën [email protected].  Akti Normativ i qeverisë parashikon penalitet sa 5 muaj pagesë qiraje për qiramarrësit që nuk i binden shtyrjes së pagesave”.

Tv Klan