Dyshohet se për 10 mijë punonjës nuk raportohet vlerën e saktë

Tatimet do të nisin kontrollet në biznese për të parë nëse ka deklarim të rremë të nivelit të pagave.

Aksionin e ri anti-informalitet, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka nisur që në verë të këtij viti, ku ka dyshuar se 5 mijë e 270 biznese deklarojnë paga më të ulta për mbi 10 punonjës, duke shmangur pagesën reale të tatimit mbi të ardhurat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore.

Pas dërgimit të letrave për këta tatimpagues, pati një përmirësim të nivelit të deklarimeve, ndërsa për bizneset që nuk ndryshuan sjelljet, do të nisin verifikimet në terren.

Profesionet më të shpeshta që raportojnë deklarim të ulët të pagave janë: Inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik dhe Teknik.

Tv Klan