Tatuazhet janë më të lashtë nga sa mendohej. Janë gjetur së fundmi në dy mumje të ruajtura në Muzeun Britanik të Londrës tatuazhet më antike në botë, të realizuara 5000 vjet më parë.

Në trupat e dy mumjeve egjiptiane janë gjetur të pikturuar një dem me brirë të mëdhenj dhe një dele tipike e Afrikës Veriore dhe disa motive në formë S, ndoshta tribale.

Dy mumjet të cilat janë gjetur pranë Luxor në veri të koninentit afrikan para një shekulli, i përkasin një djali dhe një zonje. Pas analizave të detajuara, rezulton se ato që dukeshin fillimisht si njolla, ishin tatuazhe. Ekspertët gjithashtu theksojnë rëndësinë e zbuliminit përsa i përket tatuazheve mbi trupin e gruas, pasi deri tani mendohej se tatuazhet ishin e drejtë vetëm e meshkujve.

Tatuazhet kryheshin duke shpuar lëkurën me gjemba të cilët lyheshin me bojëra. Prezenca e tyre në trup ishte dëshmi e statusit social, por edhe për të vënë në pah kurajon apo njohjet mbi magjinë.

 Klan Plus