Nëse ke një tatuazh mund të dukesh me modern. Ky është koncepti që çon shumë të rinj në dyert e studiove që bëjnë tatu. Kërkesa ka ardhur në rritje vitet e fundit, dhe këtu përjashtim nuk bëjnë as femrat.

Por dëshira për të patur një tatuazh nuk njeh moshë. Megjithatë, mosha më e mirë sipas ekspertëve është mbi 25 vjeç për të bërë një tatuazh. Por cilat janë trendet e momentit për tatuazhe?

“Ky quhet një stil realist. Preferohet shumë tatuazhi oriental, pastaj kemi dhe një tatuazh mjaft i ri që ka hyrë kohët e fundit që është stili gjeometrik”.

Edhe pse tatuazhi në vetvete duket se nuk ka efekt negativ, gjithmonë kërkohet kujdes. Fshirja e tatuazhit mbetet ende një proces që kërkohet. Emrat e partnerëve, të shkruara apo tatuazhe të bëra në momente të nxituara, janë ato që kërkohen të hiqen.

Tv Klan