Vizatim “inteligjent” ndizet si ekranet e televizorëve dhe smartphone-ëve

Realizohet tatuazhi i parë ndriçues. Bëhet fjalë për një vizatim “inteligjent” i cili do të ndizet me të njëjtën teknologji Oled të ekraneve të televizorëve dhe smartphone-ëve.

Mund të aplikohet në lëkurë, i integruar me sensorë të tjerë dhe përveç zbukurimit, është në gjendje të monitoroje gjendjen e hidratimit, masën e eskpozimit nën rrezet e diellit.

Por mund të aplikohet edhe në veshje dhe thonj si aksesor, ndërsa mbi ushqimet mund të shërbeje si tregues për datën e skadencës.

Tatuazhet elektronike përfaqësojnë një sektor kërkimor që po njeh zgjerim.

Një tjetër fushë ku studiuesit janë përqëndruar është edhe përdorimi i tyre si elektrodë që duke u aplikuar në lëkurë shërben për testim diagnostikues si elektrokardiograma.

Studiuesit e Institutit Italian të Teknologjisë dhe universitetit College të Londrës, autorë të kërkimit, shpjegojnë se avantazhi i kësaj teknologjie është se ka kosto të ulët, është i lehtë për t’u vendosur dhe për t’u përdorur, dhe mund të eliminohet lehtësisht me ujë e sapun.

Klan News