Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e Fredi Alizotit , ku ai përmendet si një nga njerëzit që e ka joshur për të ndryshuar dëshminë e tij. Balla ka qëndruar rreth 45 minuta në Prokurori dhe në dalje ka mohuar njohjen dhe kontaktet me Alizotin .

Taulant Balla:

Isha këtu, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e domosdoshme që sqarojnë të gjitha shpifjet e hedhura drejt personit tim. Thashë tek prokuroria se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s’ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua”.

Taulant Balla ka dorëzuar në Prokurori dhe një kallëzim penal për kreun e PD Lulzim Basha, deputetin Salianji dhe Florenc Hoxhën.

“Kam bërë një kallëzimpenal për “kallëzim të rremë” dhe “shpifje të kryer në bashkëpunim”, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Unë do t’i shkoj në fund të gjitha akuzave. Brenda 3 muajve, kemi një sërë akuzash, që na fotoshopi e deri tek videomontazhet. Ky është degradimi dhe degjenerimi i Partisë Demokratike. Shqiptarët presin që të dalë e vërteta.

Për videon e Alizoti këtë të enjte u pyet edhe Sali Lusha, si një nga personat që përmendet në video.

Tv Klan