Taulant Dedja, i pyetur për pretendimet e Partisë Demokratike se në rrethe po shpërndahen lista paralele për referendum i hedh poshtë këto akuza duke thënë që nuk është e vërtetë. Sipas tij i gjithë procesi i referendumit do të monitorohet nga komisionerë të huaj.

” Këto pretendime nga PD-ja janë një bllof që bëhen për efekte polike. Nuk është e vërtetë që po hartohen lista paralele dhe nuk mendoj se përfaqësuesit e Bashkimit për Demokraci do të bëjnë gabim duke bojkotuar votimin. Gjithë procesi referendar do të monitorohet dhe ky proces do të jetë i rregullt.” – u shpreh ai./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame