Zëvëndësministri i Pushtetit Lokal Taulant Dedja ka kryer takimin e rradhës me përfaqësuesit e bashkive të rretheve. Në këtë takim ata u shprehen se duhet të bashkëpunojnë sa më shumë me njeri-tjetrin. Ky takim shërbeu edhe për krijimin e bordit këshillimor që do të hartojë projektin “Forcimi i Pushtetit Lokal” dhe “Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje.”

Përfaqësuesit e bashkive dhe zëvëndësministri Dedja theksuan faktin se vazhdimësia e secilit prej këtyre komponentëve të këtij projekti do të ndihmojë në mënyrën e qeverisjes lokale. Në objektivat e këltij projekti ata theksuan përfshirjen e gjithë partnerëve shqiptarë si dhe angazhim dhe përkushtim të plotë në vënien në jetë sa më shpejt të këtij projekti./tvklan.al