Siç kishte njoftuar më herët, Taulant Xhaka e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke u tërhequr përfundimisht. Në ndeshjen e tij të fundit, Basel e nderoi me një ceremoni të veçantë.  

Në ndeshjen e lamtumirës ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si vëllai i tij, nuk i mbajti dot lotët.

Tifozët e Basel organizuan një koreografi madhështore në nder të Taulantit, duke e vlerësuar për besnikërinë dhe përkushtimin e treguar ndër vite.

Mesfushori shqiptar ka qenë një figurë që identifikohet me klubin, ku ka luajtur për më shumë se një dekadë.

Taulant Xhaka e mbyll karrierën me një titull kampion të fituar te Basel, skuadër të cilës i dha gjithçka.

Mesfushori ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper.

Pas më shumë se 400 ndeshje, Xhaka do të varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund një karriere spektakolare.

Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018. Mesfushori njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja në vitin 2021.

/tvklan.al