Taylor Swift dhe Daenerys Targaryen në luftë për fuqi

Taylor Swift dhe Daenerys Targaryen në luftë për fuqi

10:56 19/09/2019

Taylor Swift pranoi se ndihet e lidhur me natyrën vrasëse dhe të fuqishme të Daenerys Targaryen në Game of Thrones. Këngëtarja është një fanse e serialit të HBO, i cili përfundoi këtë vit.

29-vjeçarja gjithashtu u shpreh se është veçanërisht fanse e ‘Nënës së Dragonjve’, të luajtur nga aktorja Emilia Clarke, pasi ky rol lidhej me betejën për të ruajtur fuqinë që kishte.

Duke krahasuar jetën e saj me atë Daenerys, ajo tha: “Edhe unë jam përpjekur shumë për t’i treguar njerëzve që nuk isha unë ajo që mbante frerët e marketingut dhe për këtë pendohem shumë. Njerëzit i duan shumë artistet e reja, pasi ato kanë mundësi të tregojnë suksesin e femrave. Është thjesht një trajektore e thjeshtë”.

Taylor Swift shpjegoi se roli i Daenerys në Game of Thrones tregoi se për femrën është më e lehtë ta fitojë fuqinë, sesa ta ruajë atë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT