Taylor Swift fejohet në fshehtësi




Taylor Swift fejohet në fshehtësi

23:43 01/07/2022

Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn janë fejuar pas 5 vitesh lidhje.

Një burim i afërt me çiftin ka bërë me dije se dyshja janë fejuar disa muaj më parë në fshehtësi të plotë, duke ua treguar lajmin vetëm miqve të ngushtë.

Burimi më tej tregon se këngëtarja mban unazën e fejesës në gisht vetëm kur ndodhet larg kamerave.

Thuhet se këngëtarja dhe aktori britanik duan që ta mbajnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së mediave pasi fejesa është diçka e tyre personale.

Kujtojmë se Taylor Swift dhe Joe Alwyn nisën romancën e tyre  në fund të vitit 2017.

Klan News










Të ngjashme