Taylor Swift surprizon. Këngëtarja ka treguar se ajo ruhet me kamera në çdo takim, hap ky i ndërmarrë pas sulmit seksual në vitin 2013 për të rritur sigurinë.

29-vjeçarja ka treguar për këtë lloj mbikëqyrjeje, vetëm pasi DJ David Mueller arriti ta diktonte një gjë të tillë, teksa e ngacmonte, në një koncert në qendrën “Pepsi” të Kolorados. Ylli amerikan nuk e kurseu padinë për Muellerin dhe doli fituese në procesin gjyqësor. Swift nuk ka fajësuar ish-truprojën e saj, që nuk arriti ta ndalonte ngacmimin, pasi të gjitha rezervat i ka mbajtur për Mueller.

Jam vërtet me fat që nuk më kishte ndodhur më parë. Por gjithsesi, kjo e fundit ishte traumatizuese. Ishte vërtet i pacipë, përpara 7 personave”, ka treguar për “The Guardian” këngëtarja.

Taylor tregoi se tani e tutje, ekipi i saj i mbrojtjes do të vendosë kamera të drejtuara qëllimisht në pjesën e poshtme të trupit të saj. Kështu, nëse një gjë e tillë ndodh sërish, Taylor mund ta vërtetojë me pamjet nga “çdo kënd”.

Klan Plus