Revista Forbes ka vijuar publikimet e artistëve që kanë pasur më shumë fitime për një vit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Taylor Swift kryeson top 10, si këngëtarja me më shumë të ardhura në industrinë e muzikës.

Pas suksesit në MTV Video Music Awards, ajo është femra më e pasur me 185 milionë Dollarë midis Qershorit 2018 dhe Qershorit 2019, duke i mposhtur disa nga këngëtaret më të njohura në barë botën, si  Beyonce, Rihanna, Katy Perry, dhe Pink. Ky vit pritet të jetë edhe me premtues për këngëtaren e cila sapo lançoi dhe abumin e saj të shtatë “Lover”.

E dyta rënditet Beyonce, me 81 milionë Dollarë dhe në vendin e tretë Rihanna me 62 milionë.

Ariana Grande, Jennifer Lopez, Lady Gaga, Celine Dion dhe Shakira gjithashtu bënin pjesë në listën e 10 femrave më të pasura në muzikë për këtë vit.

Klan Plus