Do të nderohet me çmimin “Ikonë Globale”

Ylli amerikan i muzikës Taylor Swift  do të nderohet me çmimin special “Ikonë Globale”, në edicionin e sivjetshëm të ndarjes së çmimeve“BRIT Awards 2021”.

Evenimenti i njohur i muzikës do të mbahet në arenën “O2” të Londrës, më 11 maj dhe do të mirëpresë rreth 4 mijë njerëz në sallë, si pjesë e programit hulumtues që po testohet aktualisht nga Qeveria britanike për ta shqyrtuar rrezikun e bartjes së COVID-19 në këtë ngjarje. Rreth 2.500 bileta u janë ofruar falas punëtorëve shëndetësorë, që shërbyen në frontin e parë gjatë pandemisë.

Sëift do të bëhet artistja e parë që nderohet me çmimin “Ikonë Globale”, një prej nderimeve më të larta të cilat ndan  ceremonia “BRIT”. Me këtë çmim në të kaluarën ishin nderuar yje të tillë si David Bowie, Elton John dhe Robbie Williams.

Kantautorja e famshme amerikane po nderohet për  ndikimin e madh në muzikë anembanë botës, repertorin e pasur muzikor si dhe arritjet e jashtëzakonshme në karrierën e saj.

Klan News