Kënga e re do të përdoret si kolonë zanore për filmin “Where the Crawdads Sing”

Pritja për këngën më të fundit të Taylor Swift ka marrë fund.

Këngëtarja publikoi  baladën e titulluar “Carolina” e cila do të përdoret si kolonë zanore për filmin  “Where the Crawdads Sing”.

Bazuar në romanin më të shitur me po të njëjtin titull, filmi flet për një vajzë e cila është braktisur nga familja dhe jeton midis kënetave të Karolinës së Veriut. Ajo mëson të kujdeset për veten, duke refuzuar të shkojë në shkollë dhe në vend të kësaj mëson veten për natyrën dhe merr mësime leximi nga një djalë vendas që bëhet dashuria e saj e parë.

Romanca e tyre bëhet e errët kur ajo akuzohet për vrasjen e tij dhe del në gjyq.

Pas publikimit të trailerit, këngëtarja promovoi këngën e saj të re në rrjetet sociale duke thënë se librin e ka lexuar vite më parë dhe për të është i mrekullueshëm.

Klan News