Taylor Swift po planifikon turneun e saj të ardhshëm për verën e vitit 2023.

“Ajo është e emocionuar që do të kthehet të performojë pas një pushimi kaq të gjatë, por të frytshëm”, thonë disa burime për median Page Six.

Një burim tjetër për këtë media thotë se tashmë disa koncerte tashmë janë planifikuar.

Këngëtarja 32-vjeçare do të realizonte një turne në vitin 2020, por ajo u detyrua të anulonte datat sapo COVID-19 përfshiu botën. Por gjatë karantinës ajo u angazhua në projektet e reja muzikore pasi publikoi dy albume të titulluara “Folklore” dhe “Evermore”.

Artistja bëri turneun e fundit nëpër botë në vitin 2018 për të promovuar albumin e saj të gjashtë, “Reputation”. Ai  ishte një nga turnetë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Këngëtarja ka një tjetër album për të cilin po punon dhe që pritet të dalë më 21 Tetor.

Klan News