Këngëtarja 35-vjeçare, Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord. Ajo ka kaluar Madonnën duke u bërë artistja femër me shumicën më të madhe të albumeve numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar.

Taylor Swift ka fituar albumin e saj të 13-të numër 1, falë ripublikimit të albumit të saj të vitit 2019 “Love” (Live from Paris). Madonna ka pasur 12 album të top-listave në Mbretërinë e Bashkuar. Më i fundit i saj ishte “MDNA” i vitit 2012.

Tashmë Taylor Swift është këngëtarja femër me numrin më të madh të albumeve në histori. Ajo është në të njëjtin nivel me Elvis Presley. I cili ka gjithashtu 13 albume numër 1 me emrin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Para këngëtares 35-vjeçare, kryesojnë Robbie William dhe The Beatles me 15 albume. Albumi i fundit numër 1 i Taylor Swift ka qenë koncerti në Lojërat Olimpike 2024 në Paris. Lover (Live From Paris) tashmë ka shitjet më të mëdha të javës së parë në Mbretërinë e Bashkuar për një album live në më shumë se dhjetë vjet./tvklan.al