1

Këngëtarja Taylor Swift ka thyer rekord botëror në Vevo, për klikimet e shumta të marrë ndonjëherë brenda 24 orëve, për videon e saj të fundit.

Klipi i ri i 25- vjeçares, Bad Blood, ka marrë 20.1 milionë klikime për 24 orë.

Kjo video ka kaluar rekordin e deritanishëm, të Nicki Minaj, për klipin e saj Anaconda, publikuar në gusht 2014, i cili ka marrë 19.6 milionë klikime brenda një dite.

“Bad Blood” e Taylor Swift e sjell këngëtaren më agresive.

Klipi është një mini – film i zhanerit thriller.

tvklan.al