Titullohet “Me” (unë) dhe ka arritur një sukses prej rekordi. Bëhet fjalë për videoklipin e ri të Taylor Swift, i cili për herë të parë në YouTube, vetëm në 2 orë mori më shumë se 10 milionë klikime. Kënga e publikuar në datë 25 Prill, aktualisht numëron më shumë se 65 milionë klikime.

29-vjeçarja e ka quajtur këtë bashkëpunim me këngëtarin amerikan Brendon, si një projekt për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Swift thyen një rekord të tillë. Dy vite më parë, me këngën “Look what you made me do” ka arritur në vetëm një ditë, më shumë se 28 milionë klikime në YouTube.

Tv Klan