SPAK: I dha 900 mijë lekë avokatit të shtetit
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut” do të gjykohet për akuzat për korrupsion për çështjen e pronave në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe mori si të pandehur veç Lalos dhe ish-avokatin, pjesë e Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, duke i akuzuar ata për korrupsion pasiv dhe aktiv.
SPAK thotë se Laho, i cili ndodhet prej disa muajsh në arrati, i ka dhënë Kërçukut në zyrën vendore në Durrës, 900 mijë lekë ryshfet me qellim që ai të mos merrte pjesë në një proces gjyqësor dhe të mos ushtronte më pas ankim.
Hetime konkluduan se Kërçuku nuk ndoqi procesin me palë shtetasin Pal Seçuni, i cili kishte paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë ishte Avokatura e Shtetit dhe që lidhet me procesin për regjistrimin e një prone shtetërore në Gjirin e Lalëzit,
Gjithashtu avokatit i është kërkuar që të mos kryente në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Para drejtësisë me masën e sigurisë arrest shtëpie është vetëm shtetasi Irgen Kërçuku, teksa Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi ndodhet në kërkim.
Hetimet për ngjarjen nisën pas 1 nëntorit, ku Muharremi ra pre e një atentati gjatë udhëtimit në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja.
Tv Klan