Motra kërkon pafajësi: Floriani vuan dënimin në Greqi, kur ndodhi vjedhja ai nuk ishte në Shqipëri

“Shihemi në gjyq” solli sot një histori të rëndë dhe tepër të dhimbshme. Alketa ka udhëtuar nga Greqia sepse kërkon pafajësinë e vëllait të saj. Floriani vuan dënimin në Greqi, për një vjedhje të kryer në 4 dhjetor të vitit 2014, që sipas Alketës, ai jo vetëm nuk e ka bërë, por as nuk ka qenë në Shqipëri kur ngjarja ka ndodhur.

Personi kyç i kësaj histori, Edliri, që ka kryer vjedhjen ka pranuar të jetë i pranishëm në studio dhe të tregojë si qëndron e vërteta dhe vetëm me lejen e motrës së personit, që ai ka akuzuar, mund të bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit.

Në studio, Alketa tregon se kur xhaxhai vdiq, ata u nisën drejt Shqipërisë, por në doganë i ndaluan. Aty morën vesh që Floriani akuzohej për vjedhje.

Eni Çobani: Floriani vuan dënimin në një burg grek dhe dhimbja e Alketës është e pafund, sepse është e vetmja motër, që ky vëlla ka në Greqi dhe mendoni sakrificën e një familjareje kundrejt një njeriu në burg. Por unë me të gjitha mundësitë e mia, që vura në dispozicion për këtë çështje, kam arritur të gjej fajtorin e vërtetë, i cili çuditërisht në fakt tha po, do vij zonja Eni. Është e rrallë që të vijë një njeri që është fajtor dhe jo pak, që ka fajësuar një njeri tjetër, që nuk ka qenë në këtë ngjarje dhe që ai po vuan dhe ndërkohë vetë ky djalë që do vijë, e ka kryer dënimin dhe nga ana tjetër po vuan njëkohësisht dënimin e Florianit në Greqi, sigurisht shpirtërisht. Kështu që unë do i kërkoja edhe leje Alketës, nëse ajo do ta shikonte të arsyeshme ta ftonin edhe Edlirin këtu, apo jo?

Alketa: Po! Kam ardhur sot, për të gjetur të drejtën e vëllait tim që është i dënuar në Greqi, që nuk ka faj. Meqenëse ju e keni thirrrur atë njeri dhe e keni gjetur, le të vijë ta shikoj fytyrën e tij. Se kam 20 vjet pa e parë, që rrojmë në Greqi dhe nuk e njoh fare atë njeri, as unë dhe as vëllai im. Jetojmë në Greqi me letra, me punë, jemi shumë të saktë atje dhe të gjejmë ne këtë, nga një njeri që është më i padrejtë, vete vjedh dhe bën çdo gjë që të ushqejë familjen e tij, ç’faj kam unë dhe vëllai im ta vuajmë këtë, nëpër burgjet e Greqisë?

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi? Cila është historia?

Alketa: Në 6 Dhjetor të 2014, Edlir Zema vajti dhe vodhi në një gurore në Sarandë, atje e plagosën këtë djalin dhe e kapi policia dhe e çuan në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Tani thanë që ishin dhe dy veta të tjerë që ikën me vrap. Njëri nga këta thanë që është vëllai im, Floriani, ndërkohë që vëllai im ishte në Greqi. I kam të gjitha letrat, faktet që nuk ishte në Shqipëri, jetojmë të dy në një shtëpi në Greqi. Si ishte vëllai im këtu? Ne nuk dinim gjë. Se po të ishte vëllai im dhe të kishte bërë këtë gjë nuk do të vinte. Në datën 15 Janar më ka vdekur xhaxhai dhe mora vëllain dhe jam nisur për gjithë natën që të kaloja në doganë dhe atje na mbajtën.

Ardit Gjebrea: Nuk e dinte vëllai yt që i kishte dalë emri?

Alketa: Jo, nuk dinte asnjë gjë. Është shumë i pastër në shpirt, nuk ka bërë asnjë gjë, nuk ishte në Shqipëri.

Me lejen e Alketës, Edlir Zema vjen në studio për të treguar të vërtetën e kësaj historie, duke qenë se ai është personi që ka vjedhur në gurore.

Eni Çobani: Për herë të parë në fakt vjen personi që ka kryer veprën. Ju jeni kapur në datën 4 Dhjetor të vitit 2014 duke vjedhur në një gurore me pronar Flamur Shameti?

Edlir: E vërtetë!

Eni Çobani: Ju në fakt nuk arritët dot të vidhnit.

Edlir: Jo!

Eni Çobani: Sepse ai ju diktoi dhe më pas ka pasur dhe një goditje me armë nga zoti Flamur, sigurisht për të ruajtur pronën e tij, por dhe ai më pas është hetuar dhe gjykuar nga gjykata. Ju keni marrë dënimin, e keni kryer dhe sot jeni i lirë, por nuk jeni i lirë moralisht.

Edlir: E vërtetë!/tvklan.al